Mbi 1,500 raste të reja me coronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka raportuar për 1,502 raste të reja të infektuar me COVID-19 nga 3,211 testime.
Fatmirësisht në 24 oret ë fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Ndërkohë, nga coronavirusi janë shëruar 677 persona të infektuar.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid-19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.