Mbi 11 mijë persona të evakuuar për shkak të zjarreve në Kaliforni

Mbi 11 mijë persona të evakuuar për shkak të zjarreve në Kaliforni

Gjatë zjarreve pyjore që shpërthyen më 6 shtator në afërsi të qyteteve Placer dhe El Dorado, në shtetin federal amerikan të Kalifornisë, janë djegur më shumë se 16.500 hektarë tokë, ndërsa më shumë se 11.000 persona duhej të braktisnin shtëpitë e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rreth 6.000 objekte janë prekur nga zjarri, ndërsa deri më tani, vetëm 10 për qind e zjarrit është vënë nën kontroll, bëri të ditur Agjencia për Zjarre Pyjore e Kalifornisë.

Mësohet se zjarri do të përhapet dhe do të përfshijë edhe qytete të tjera të rajonit.

Mijëra të evakuuar janë strehuar në kolegjin Sierra në Sacramento.

“Jemi shumë të shqetësuar. Nuk e dimë nëse kemi shtëpinë ku të kthehemi”, tha një nga të evakuuarit, Derick Jones.

Donald Garner, një banor vendas, tha se ka jetuar në zonë për 14 vjet dhe nuk ka parë kurrë një fatkeqësi si kjo më parë.