Mbi 1000 zona në Ukrainë në errësirë totale pas sulmeve ruse

Mbi 1000 zona në Ukrainë në errësirë totale pas sulmeve ruse

Më shumë se një mijë qytete dhe fshatra në të gjithë Ukrainën mbetën pa energji elektrike pas sulmeve masive ruse gjatë ditëve të fundit.

Zëdhënësi i shërbimeve të urgjencës Oleksandr Khorunzhyi tha se më shumë se 70 njerëz janë vrarë në sulmet me raketa dhe dron që prej 7 tetorit, shkruan BBC.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se 30% e termocentraleve të Ukrainës janë shkatërruar në tetë ditët e fundit.

Disa zona të Kievit nuk kanë as energji as ujë.