Mbi 100 mijë njerëz janë mashtruar me kriptomonedha në Evropë, operacione edhe në Shqipëri

Mbi 100 mijë njerëz janë mashtruar me kriptomonedha në Evropë, operacione edhe në Shqipëri

Më shumë se 100 mijë njerëz në Evropë janë viktima të mashtrimit ndërkombëtar me kriptomonedha, transmeton Anadolu Agency (AA).

Thuhet se një bandë e përfshirë në mashtrimin me kriptomonedha u zbulua në operacionin me bazë në Shqipëri, të organizuar nga Shërbimi Policor i BE-së (Europol) nën koordinimin e Eurojust, që është përgjegjëse për çështjet gjyqësore në Evropë.

Në informacionin e dhënë nga xhandarmëria spanjolle dhe policia lokale e Katalonjës, konfirmohet se një rrjet që fitoi më shumë se 2 miliardë e 400 milionë euro me mashtrim me para kripto, u shkatërrua në operacionet e zhvilluara në datat 8-9 nëntor, ku morën pjesë policia e Gjermanisë, Suedisë, Finlandës, Letonisë, Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Shqipërisë.

Në kuadër të operacioneve në 3 qytete të Shqipërisë dy anëtarë të lartë të rrjetit kriminal u arrestuan dhe 16 persona tjerë u morën në hetim.

Thuhet se organizata në fjalë ka mashtruar me kriptomonedha më shumë se 100 mijë persona në Evropë, 17 mijë prej të cilëve në Spanjë.

Është bërë e ditur se gjatë operacioneve policore janë bastisur 15 qendra telefonike dhe janë sekuestruar mbi 355 kompjuterë, telefona celularë dhe materiale të tjera elektronike që përmbajnë informacione përkatëse.

Njoftohet se organizata me bazë në Shqipëri pretendonte se kishte njohuri të mëdha për botën financiare përmes ndërmjetësve të rremë dhe mashtronte viktimat e saj me faqe interneti false, duke u premtuar investitorëve të vegjël para të mëdha.

Theksohet se mashtruesit i bënin investitorët, të cilët e nisën me 250 euro në fillim, sikur të kishin bërë para të mëdha dhe pasi kishin fituar besimin e tyre, bënin depozita më të mëdha dhe kërkonin nga ata që donin të tërhiqnin paratë të depozitonin më shumë para për shkak të taksave ose keqfunksionimit të sistemit.