` . Mbeturinat plastike vrasin mbi gjysmë milion gaforre - TV SHENJA

Mbeturinat plastike vrasin mbi gjysmë milion gaforre

Rreth 570 mijë gaforre hermite janë vrarë në dy grupe të ishujve pasi u bllokuan në mbeturinat e plastikës, transmeton AA.

Shifrat e fundit mbi kërcënimin e ndotjes plastike ndaj jetës detare erdhën nga puna e përbashkët e shkencëtarëve, përfshirë studiues nga Muzeu i Historisë Natyrore në Londër.

“Studiuesit të cilët së pari zbuluan se ishujt Cocos dhe Henderson janë të mbushur me miliona copa të plastikës, zbuluan se grumbujt e ndotjes plastike në plazhe krijojnë një pengesë fizike dhe një seri kurthesh potencialisht vdekjeprurëse për gaforret hermite”, tha muzeu në një deklaratë.

Studimi tregon se rreth 61 mijë gaforre u bllokuan në mbeturinat e plastikës në ishullin Henderson ndërsa 508 mijë gaforre në ishujt Cocos.

Ekipi i hulumtimit vuri në dukje se vrasja masive e këtyre specieve të gaforreve është e padokumentuar dhe kërkon një hetim të konsiderueshëm urgjent.