Mbappe i përgjigjet Martinezit, flet edhe për Messin

Mbappe i përgjigjet Martinezit, flet edhe për Messin

Kylian Mbappe i është përgjigjur veprimeve të portierit të Argjentinës, Emiliano Martinez. Sulmuesi francez është treguar i matur kur është pyetur për shakatë që Martinez i kishte bërë në llogarinë e tij pasi kishte fituar titullin e botës me Argjentinën.

Martinez gjatë festës në Buenos Aires e kishte mbajtur një kukull foshnje me fytyrën e Mbappes, por kjo nuk e ka shqetësuar aspak sulmuesin e Paris Saint-Germainit.

“Festimet e të tjerëve nuk janë problemi im. Nuk e shpenzoj energjinë time në gjëra të tilla, pasi jam i fokusuar ta ndihmoj klubin tim”, ka thënë Mbappe.
Ai ka folur edhe për Lionel Messin, i cili e udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Katar. Argjentina në finale e mposhti Francën me penallti. Messi ende nuk i është bashkuar Parisit në stërvitje, ndërsa Mbappe shtoi se e ka përgëzuar për suksesin në Kupën e Botës.

“Unë po e pres Leon të kthehet dhe të vazhdojmë të shënojmë dhe t’i fitojmë ndeshjet. Kam folur me të pas finales dhe e kam përgëzuar”, tha Mbappe.