Mbappe, gati të rebelohet, Neymar duhet “të zhduket” sa më parë nga PSG

Mbappe, gati të rebelohet, Neymar duhet “të zhduket” sa më parë nga PSG

Mbappé nuk mundet më me Neymarin në skuadër. “Ylli” francez ka kërkuar edhe një herë që braziliani të mos vazhdojë më gjatë te PSG, pasi konsideron se sjellja e tij është mjaft e dëmshme për pjesën tjetër të bashkëlojtarëve.
Siç ka theksuar “El País”, Kylian jo vetëm që ka kërkuar largimin e brazilianit, por ka kërcënuar se, nëse nuk plotësohet kjo dëshirë e tij, është i gatshëm të rebelohet ndaj drejtuesve sportivë të skuadrës pariziene.
Francezi, kur firmosi rinovimin e kontratës, kërkoi një model menaxhimi të bazuar veçanërisht në rigorozitet, diçka që nga këndvështrimi i francezit Neymar nuk e respekton. Kjo është kryesisht për shkak të sjelljeve të tij të padisiplinuara, që klubi ia ka lejuar gjatë gjithë këtyre viteve.
Rinovimi i kontratës së brazilianit ishte gjithashtu diçka që Mbappé nuk e kishte parashikuar. Sipas “El País”, zgjatja e kontratës së tij deri në vitin 2027 e zhgënjeu shumë Kylianin, i cili priste që braziliani të largohej menjëherë nga PSG.

Për ta kënaqur Mbappenë, Nasser Al-Khelaïfi u përpoq me të gjitha mënyrat të hiqte qafe Ney-n. Megjithatë, asnjë klub nuk bëri ofertë për brazilianin, sepse ishte një operacion shumë kompleks.