` . Mbahet seanca e Këshillit të Prokurorëve për shkarkimin e Janevës - TV-SHENJA

Mbahet seanca e Këshillit të Prokurorëve për shkarkimin e Janevës

Këshilli i Prokurorëve Publik e kanë filluar seancën e jashtëzakonshme në të cilën pika e vetme e rendit të ditës është shkarkimi i kryeprokurores speciale Katica Janeva.

Gjatë ditës Kuvendi në seancën e 112 me 102 vota të deputetëve e shkarkoi Janevën.

Në seancën e Këshillit të Prokurorëve Publik marrin pjesë tetë nga gjithsej 11 anëtarët e Këshillit. Që të sjellin vendim valid, të gjithë duhet të votojnë për shkarkimin e Janevës.

Mandati i Janevës e cila aktualisht është në paraburgim si e dyshuar për rastin “Zhvatja”, skadon nesër më 15 shtator. /SHENJA/