` . Matheus Cunha, talenti i Hertha Berlin që kërkohet nga Interi! - TV-SHENJA

Matheus Cunha, talenti i Hertha Berlin që kërkohet nga Interi!

Matheus Cunha është emri i ri që ka nisur të përmendet për merkaton e Interit. Braziliani ka spikatur në Bundesligë, fillimisht me Leipzig, ndërsa tashmë me Herthën e Berlinit, pjesë e të cilëve u bë në janar të këtij viti. Klubi nga “Olympiastadion” pagoi 18 milionë euro për të bindur Leipzig dhe në 7 ndeshje, Cunha ka shënuar 4 gola për ta. Paraqitjet e sulmuesit 21-vjeçar kanë vjedhur vëmendjen e drejtuesve të Interit, që po mendojnë seriozisht ta transferojnë në “San Siro” për sezonin e ardhshëm dhe pritet të nisin bisedimet me Herthën.