Maserati i vjedhur, përplasje me 200 km/h: një i vdekur, dy të plagosur

Maserati i vjedhur, përplasje me 200 km/h: një i vdekur, dy të plagosur

Një adoleshent ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë në gjendje kritike në një aksident automobilistik të dielën mbrëma në Florida. Tre adoleshentët vodhën një Maserati të vitit 2016, për t’u ndjekur më pas nga policia.

Në videon e ngarkuar nga kjo e fundit, e cila është marrë nga helikopteri i tyre, dy makina patrullimi i afrohen mjetit të vjedhur me efektivët që i bëjnë shenjë drejtuesit të ndalojë.

15-vjeçari Kendrick Lang, i cili ishte në timon, rriti menjëherë shpejtësinë, ndërsa policia ngadalësoi shpejtësinë e saj për të shmangur një ndjekje.

Makina me adoleshentët shkon në 200 km/h para se të humb kontrollin duke goditur bordurën e përmbysur. 15-vjeçari Mario Boniglia, pasagjer, u nxorr i pajetë. Ndërsa drejtuesi dhe një tjetër 16-vjeçar, Malachi Daniels, u plagosën dhe po trajtohen në gjendje jo kritike, sipas autoriteteve.