Masakra në shkollën e Miçiganit: Arrestohet një 15-vjeçar, tre të vdekur, gjashtë të plagosur

Masakra në shkollën e Miçiganit: Arrestohet një 15-vjeçar, tre të vdekur, gjashtë të plagosur

Autori i sulmit tragjik në Miçigan, SHBA është një  15-vjeçar.

Nxënësi 15-vjeçar qëlloi me armë zjarri brenda shkollës së tij në një qytet të Miçiganit, duke vrarë tre nxënës dhe duke plagosur gjashtë të tjerë.

Autori, nxënës i gjimnazit të Oksfordit, u arrestua, por nuk dha asnjë shpjegim për aktin e tij, tha Michael Mccabe, një zëdhënës i policisë lokale.

“Mund t’ju them se ai qëlloi disa herë ,” tha polici, duke shtuar se autori përdori një pistoletë gjysmë automatike.

Policia po vijon kontrollin e ambienteve të shkollës.

Një nxënëse, e cila foli për “Fox2Detroit”, tha se shkolla kryen rregullisht ushtrime për t’u përgatitur për  incidente të tilla dhe të gjithë e dinin se çfarë të bënin.

Një prind, i cili po priste jashtë në makinën e tij, tha se djali i tij ishte fshehur në një dhomë kur u dëgjuan të shtënat e armëve,  dhe se ai nuk ishte lënduar.