Maroku shkëlqen në Katar, Ziyech bën veprimin e jashtëzakonshëm

Maroku shkëlqen në Katar, Ziyech bën veprimin e jashtëzakonshëm

Hakim Ziyech nuk shënon vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj, pasi sulmuesi, së fundmi ka bërë një veprim për t’u vlerësuar.

Ziyech deri më tani, nga fillimi i Kupës së Botës ka fituar 300.000 dollarë nga bonuset me përfaqësuesen (kjo deri përpara takimit me Spanjën) dhe lojtari i Chelsea-t ka vendosur t’i dhurojë për bamirësi në vendlindje, në Marok.

Një shembull për t’u ndjekur, sepse Hakim nuk është vetëm një lojtar i rëndësishëm për këtë përfaqësuese, por edhe një njeri me zemër të madhe.

Ziyech ka luajtur rregullisht në Katar, ndërsa ka shënuar 1 gol ndaj Kanadasë dhe tani do të luajë në çerekfinale përballë Portugalisë.