Mariçiq: Procesi i skriningut duhet të përfundojë në nëntor 2023

Mariçiq: Procesi i skriningut duhet të përfundojë në nëntor 2023

Procesi i skriningut që e ka nisur vendi jonë me BE-në, duhet të përfundoj në nëntor të vitit 2023. Këtë e bëri me dije zëvendës kryeministri  për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, i cili më tej dha sqarime për këtë proces dhe tregoi për kornizat kohore se kur duhet të përfundojnë detyrimet individuale.

 “Skriningu është një prezantim analitik i gjendjes në vendin kandidat për anëtarësim në Union, gjegjësisht harmonizimi me të drejtën e Unionit Evropian dhe gjithashtu niveli i harmonizimit në implementimin e tij”, ka thënë Mariqiq, raporton SHENJA.

Ky proces përbëhet prej dy fazave. Skriningu sqarues, kur BE i prezanton aktet juridike kyçe dhe skriningu bilateral kur prezantohet shkalla e harmonizimit të ligjshmërisë nacionale, por edhe kapacitete institucionale dhe zbatimin e ligjeve.