Mariçiq: Nëse vazhdojmë me bisedime mendoj se gjërat mund të lëvizin!

Mariçiq: Nëse vazhdojmë me bisedime mendoj se gjërat mund të lëvizin!

Zv/kryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq, pas takimit të grupeve punuese ka thënë edhe pse kishin qëndrime të kundërta me përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së, megjithatë takimi ka qenë konstruktiv. Ai tha se i kanë shpjeguar mekanizmat për mbrojtje të identitetit nacional.
“VMRO shprehi qëndrime të cilat ne vetëm se i kemi biseduar edhe në procesin negociues, mendoj se nëse vazhdojmë me bisedime mund të ketë ndonjë lëvizje. Vet fakti që jemi këtu dhe i kemi hapur qëndrimet, kishte propozime edhe nga Pavle Trajanov, kishim pjesëmarrje aktive nga BDI dhe ASH, si parti opozitare, mendoj se kishte atmosferë pozitive në të cilën duhet të vazhdojnë bisedimet”, ka deklaruar Mariçiq pas takimit, informon SHENJA.