Marcos Alonso drejt Barcelonës? kjo është vetëm çështje kohe

Marcos Alonso drejt Barcelonës? kjo është vetëm çështje kohe

Skuadra spanjolle, Barcelona, kohëve të fundit ka bërë disa transferime shumë të mëdha për skuadrën e tyre, ku kanë arritur ta transferojnë ish-yllin e skuadrës gjermane, Robert Lewandwoski dhe shumë emra të tjerë të skuadra të ndryshme evropiane.

Katalunasit që një kohë janë edhe në bisedime për transferimin e mbrojtësit të skuadrës së Chelseat, Marcos Alonso, përcjell arbresh.info.

31-vjeçari ka shprehuri se nëse do të largohet nga “Blutë, ai e do vetëm Barcelonën dhe kjo shihet si e favorshme për skuadrën e Xavi Hernandez.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, tashmë negociatat janë në fazën përfundimtare, ndërsa ka bërë të ditur se tarifa përfundimtare do të jetë më pak se 10 milionë euro.
Ndërsa zyrtarizmi pritet të bëhet gjatë kësaj jave.