Maradona në gjendje të rëndë shëndetësore

Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai ka një gjakderdhje të brendshme në stomak dhe do t’i nënshtrohet një operacioni për të shmangur problemet më të mëdha, shkruan “Goal”, transmeton lajmi.net.
Ish fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën kishte bërë një kontroll rutinë në “Clinica Olivos” kur doktorët hetuan problemin.
Më herët gjatë asaj dite ishte bërë e ditur se Maradona nuk ishte shfaqur në kohë në stërvitjet e Dorados.