Maqedonia U21 e nis mirë turneun në Kroaci, fiton ndaj Shqipërisë

Maqedonia U21 e nis mirë turneun në Kroaci, fiton ndaj Shqipërisë

Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë ka fituar me rezultat 3:1 ndaj Shqipërisë në ndeshjen e parë të turneut kontrollues në Kroaci. Në minutën e 10-të me golin e Berat Kalkanit, Maqedonia kaloi në epërsi për 1:0, ndërsa Shpendi barazoi në minutën e 31-të.

Me fillimin e pjesës së dytë, skuadra e Dragan Kanatllarovskit e riktheu epërsinë dhe golin e shënoi kapiteni Mario Ilievski. I njëjti lojtar i fiksoi shifrat në 3:1 në minutën e 56-të me një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë.

Shpresat e vendit dominuan gjatë gjithë ndeshjes dhe përveç tre golave ​​që shënuan, patën edhe disa raste tjera për gol, me Ilievski në minutën e 7-të dhe Abazin në minutën e 82-të.