Maqedonia e Veriut sonte niset drejt Abu Dabit

Maqedonia e Veriut sonte niset drejt Abu Dabit

Ekspedita e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll sonte do të niset drejt Abu Dabit për ndeshjen kontrolluese ndaj Arabisë Saudite. Të përzgjedhurit e Bllagoja Milevskit ditën e djeshme kishin grumbullimin dhe këto dy ditë zhvilluan seanca stërvitore në “Petar Milloshevski”, ndërsa sonte në mbrëmje do të udhëtojnë drejt tokës së Emiratave të Bashkuara Arabe. Reprezentuesit do të niset nga aeroporti i Shkupit në orën 18:15, ku fluturimin e parë do ta kenë deri në Stamboll, që nga aty të udhëtojnë në Abu Dabi, aty ku pritet të akomodohen mëngjesin e së mërkurës. Maqedonia në këtë ndeshje do të paraqitet me ekip të përbërë me futbollist të kampionatit vendor, duke përjashtuar vetëm Darko Vellkovskin. Ky do të jetë një “test” për të parë potencialin e futbollistëve që luajnë në ekipet e vendit tonë që të mund të llogariten për të ardhmen. Ndeshja Arabi Saudite – Maqedoni e Veriut do të luhet me 22 tetor. /SHENJA/