Maqedonia e Veriut pranohet në Unionin e Mesdheut, një organizatë që përfshin të gjitha vendet e BE-së dhe vendet mesdhetare

42 vende votuan PËR anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Unionin për Mesdheun – një organizatë që përfshin të gjitha vendet anëtare të BE-së si dhe vendet mesdhetare që nuk janë pjesë e BE-së, njoftoi ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.
“Mirënjohje për njohjen e interesit të theksuar të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Unionin për Mesdheun, si dhe për besimin e dhënë. Maqedonia e Veriut do të kontribuojë në promovimin e zhvillimit, punësimit, kohezionit rajonal dhe integrimit socio-ekonomik, duke i dhënë vlerë shtesë marrëdhënieve, në përgjithësi, në rajonin euro-mesdhetar”, ka shkruar minisitri Osmani. /SHENJA/