Maqedonia e Veriut pa Alioskin dhe Miovskin ndaj Azerbajxhanit

Maqedonia e Veriut pa Alioskin dhe Miovskin ndaj Azerbajxhanit

Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë së Veriut, nesër do të përballet me Azerbejxhanin në një ndeshje miqësore. Pas barazimit ndaj Finlandës, të përzgjedhurit e Bllagoja Milevskit do të tentojnë që të marrin fitore kundër përfaqësueses e cila udhëhiqet nga ish-seleksionuesi i Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biasi. Seleksionuesi Milevski për këtë takim nuk do të mund të llogaritë dy reprezentues. Ezgjan Alioski nuk do të jetë i gatshëm të jap kontributin e tij për arsye personale, ndërsa Bojan Miovski mbetet jashtë kombinit për shkak të një dëmtimi. Përballja Maqedoni e Veriut – Azerbejxhan luhet të dielën në stadiumin “Todor Proeski” me fillim në orën 14:00.