Maqedonia e Veriut e mbyll me humbje vitin 2022, mundet nga Azerbejxhani

Maqedonia e Veriut e mbyll me humbje vitin 2022, mundet nga Azerbejxhani

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll e ka mbyllur me humbje vitin 2022, pasi u mund edhe nga Azerbejxhani me rezultatin 3:1 në ndeshjen kontrolluese të zhvilluar në Shkup. Golin e vetëm për përfaqësuesen e vendit e shënoi Enis Bardhi, duke realizuar nga penalltia në minutën e 25-të. Ndërkohë Azerbejxhani përmbysi gjithçka përmes golave të Xhafarkuliev, Kurbanli dhe Shejdaev që realizoi në fund, duke shuar shpresat e Maqedonisë. Kështu ekipi përfaqësues i vendit e mbyll këtë vit, ndërsa rikthehet të luajë në fund të muajit mars të vitit të ardhshëm, kur në Shkup do ta hap ciklin e ri të eliminatoreve të Kampionatit Europian 2024 ndaj Maltës. Maqedonia është në grupin C së bashku me Italinë, Anglinë, Maltën dhe Ukrainën.