MAQEDONIA E VERIUT DREJT TBILISIT

MAQEDONIA E VERIUT DREJT TBILISIT

Ekspedita e Maqedonisë së Veriut në futboll pasditën e sotme është nisur drejt Tbilisit për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë të vlefshme për Ligën e Kombeve. Të përzgjedhurit Bllagoja Milevskit mëngjesin e kësaj të mërkure zhvilluan seancën stërvitore, përderisa drejt tokës gjeorgjiane udhëtojnë me shumë mungesa të futbollistëve standard, të cilët nuk do të mund të ndihmojnë ekipin përfaqësues në këto dy ndeshje për shkak lëndimeve. Maqedonia në Tbilisi ka kujtime të mira, aty ku me 12 nëntor të vitit 2020, përfaqësuesja e vendit siguroi kualifikimin për në Kampionatin Europian, duke mundur në finale të plej of-it, Gjeorgjinë. Gjithsesi, këta të fundit në këtë cikël janë në avantazh, pasi ndeshjen e parë në kuadër të këtij grupi e fituan në Shkup, ndërsa Maqedonia Veriut pretendon ta fitojë revanshin. Ndeshja Gjeorgji – Maqedoni e Veriut do të luhet të premten, duke nisur nga ora 18:00.