Mane: Nuk jam këtu për ta zëvendësuar Lewandowskin

Mane: Nuk jam këtu për ta zëvendësuar Lewandowskin

Sadio Mane këmbëngul se nuk e konsideron veten zëvendësues i Robert Lewandowskit te Bayern Munchen. Me ardhjen e Manes nga Liverpooli, Lewandowski po bën agjitacion për një kalim te Bayerni.

Por bashkëlojtari i ri i polakut nuk mendon se është transferuar në “Allianz Arena” për ta zëvendësuar Lewan.
“Është e qartë se Robert Lewandowski është një nga sulmuesit më të mirë në botë, por unë nuk jam personi i duhur për të folur për të ardhmen e tij apo për të thënë se çfarë duhet të bëjë klubi tani”, ka thënë fillimisht Mane për “Sky Deutschland”.

Barça është gati të nisë një ofertë për Lewandowskin, pasi ka mbledhur 200 milionë euro nga shitja e një përqindjeje të të drejtave të tyre televizive këtë javë.