Mandzukic afër kontratës së re me Juventus

Juventus dhe Mario Mandzukic duket se janë afër një marrëveshjeje të re.
Sulmuesi kroat thuhet se po konsideron vazhdimin e kontratës e cila do ta mbante atë tek Juventus deri në vitin 2022.

Sipas “Corriere dello Sport”, reprezentuesi kroat është i gatshëm ta vazhdojë pjesën e mbetur të karrierës me “biankonerët”, transmeton lajmi.net.

Lojtari pëlqehet shumë edhe nga Allegri për shkak se është jashtëzakonisht punëtor dhe ndihmon skuadrën në të gjitha fazat.

Kontrata aktuale e 32 vjeçarit skadon në vitin 2020 por ai dëshiron të vazhdojë më gjatë me skuadrën nga Torino.
Mandzukic kaloi nga Atletico Madrid në Juventus në vitin 2015, për shumën e 21 milionë eurove.