Mandatari i ri bullgar: Duhet të jemi të kënaqur që propozimi është problem për Maqedoninë e Veriut

Mandatari i ri bullgar: Duhet të jemi të kënaqur që propozimi është problem për Maqedoninë e Veriut

Mandatari i ri bullgar për formimin e Qeverisë, Asen Vasilev, nga partia “Vazhdojmë me ndryshime” sot ka marrë mandatin dhe menjëherë ka trajtuar zhvillimet në Maqedoninë e Veriut rreth propozimit francez.

Sipas tij, në Shkup ka mendim se në tavolinë kanë një propozim pro-bullgar. Vasilev theksoi se Bullgaria duhet të jetë e kënaqur që “ai propozim probullgar nuk u krijon probleme, por i krijon probleme fqinjëve”.

“Sa i përket çështjes maqedonase, ne e kemi përfunduar punën tonë. Kolegët nga Maqedonia e Veriut besojnë se është një propozim pro bullgar. Duhet të jemi të kënaqur me faktin se ky propozim pro bullgar krijon probleme për fqinjët tanë”, jo për ne, tha Vasilev.