` . Manchester United kthehet te fitoret, mposht Newcastlen me rikthim - TV SHENJA

Manchester United kthehet te fitoret, mposht Newcastlen me rikthim

Manchester United kanë fituar si mysafirë i Newcastles me rezultat 4-1, në një ndeshje ku kishte rikthim në rezultat.

Ndeshja nis shumë mirë për vendasit që shënuan që në rastin e parë.
Ishte Luke Shaw që në tentim që të largojë topin e gjuan në drejtim të portës së tij për 1-0.
Por në minutën e 23-të United gjeti barazimin.

Pas një goditje nga këndi, shënoi me kokë Harry Maguire për 1-1.
Në pjesën e parë edhe pse kishte shumë raste, gola më nuk pati, ndërsa me të njëjtin ritëm nisi edhe pjesa e dytë.

Në minutën e 56-të, United fitoi penallti, por nga pika e bardhë gjuajtën e Bruno Fernandes e priti Karl Darlow.
Por i njëjti futbollist shënoi golin e epërsisë në minutën e 89-të, pas një asistimi Marcus Rashford (2-1).
United gjeti dy herë golin në kohën shtesë, ku Aaron Wan-Bissaka dhe Rashford më golat e tyre sollën fitoren e dytë në këtë sezon.
Manchester United pas katër ndeshjesh të zhvilluara kanë 6 pikë. /Telegrafi/