Manchester City shpallet nga France Football si klubi i vitit

Manchester City shpallet nga France Football si klubi i vitit

France Football e ka shpallur Manchester Cityn si klubin më të mirë të vitit 2022.

Citizens nuk ishin as në finalen e Ligës së Kampionëve, por që mediumi francez ka vendosur të bëjë një shpallje të tillë.

Skuadra që drejtohet nga Pep Guardiola fitoi Ligën Premier, derisa në garën më të madhe për klube në Evropë ishin eliminuar nga Real Madridi.

Mirëpo, France Football ka bërë një përmbledhje të disa prej ndeshjeve të klubit anglez, derisa disa nga lojtarë të tyre e kanë pranuar këtë çmim.

Manchester City është një skuadër që zhvillon lojë të bukur, por mund të jetë befasuese se si nuk është shpallur Real Madridi si klubi i vitit. /Telegrafi/