Manastir, konfiskohet marihuana me vlerë 800 mijë euro, në pranga 5 persona

Manastir, konfiskohet marihuana me vlerë 800 mijë euro, në pranga 5 persona

Një kompani për të cilën Qeveria që para një viti ka marrë vendim që t’i merret licenca për prodhim të kanabisit për qëllime medicinale, për shkak të shkeljes së ligjeve, ka vazhduar me kultivim të jashtëligjshëm të bimëve narkotike. Këtyre ditëve Gjykata Themelore Manastir ka dhënë urdhër për bastisje, ndërsa policia dje ka konfiskuar drogë me vlerë rreth 800 mijë euro.

Mbi 70 kompani në Maqedoninë e Veriut kanë leje për prodhimin e kanabisit për qëllime medicinale, por për shkak të kufizimeve ligjore dhe mungesës së kuadrit, një pjesë e madhe e prodhimtarisë përfundon në tregun e zi.  “Është gjetur drogë e paketuar në 67 thasë me peshë totale rreth 250 kilogramë. Pesë persona janë dërguar në stacionin policor, ndërsa pas kompletimit të dokumentacionit kundër të gjithë personave të involvuar në prodhimin e jashtëligjshëm të drogës narkotike marihuanë do të ngrihen padi penale” informojnw nga MPB-ja.