Man United dhe Arsenali janë duke udhëhequr garën për Abrahamin, Roma nuk dëshiron të shesë golashënuesin më të mirë

Man United dhe Arsenali janë duke udhëhequr garën për Abrahamin, Roma nuk dëshiron të shesë golashënuesin më të mirë

Sulmuesi Tammy Abraham mund të kthehet në Angli pas një viti te Roma.

Sipas Corriere dello Sport, Manchester United dhe Arsenali hynë në luftë për sulmuesin anglez.

Këto skuadra janë pretendentët kryesorë për 24-vjeçarin, por të paktën një klub tjetër i Premierligës dëshiron ta nënshkruajë atë.

Roma nuk dëshiron të ndahet nga golashënuesi i saj më i mirë dhe do të kërkojë një shumë të konsiderueshme për të, i kënaqur me paraqitjet e tij në Serinë A është edhe vetë Abrahami.

Sulmuesi shënoi 17 gola në 37 ndeshje në ligë sezonin e kaluar. /