` . Mali Nemrut, "vendi ku lindja dhe perëndimi i diellit janë më të bukurat" (FOTO) - TV SHENJA

Mali Nemrut, “vendi ku lindja dhe perëndimi i diellit janë më të bukurat” (FOTO)

I vendosur brenda kufijve të rrethit Kahta të Adiyamanit, mali Nemrut, i cili është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i njohur si “vendi ku lindja dhe perëndimi i diellit janë më të bukurat”, në muajin e fundit ka pritur 30 mijë vizitorë.

Mali Nemrut e cila është vepra e tretë e rëndësishme e Turqisë që u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 1987, është vizituar nga shumë turistë me procesin e ri të normalizimit të masave të pandemisë.

Vizitorët që vijnë në rajon arrijnë majën e malit me një udhëtim prej 800 metrash që zgjat rreth 40 minuta për të arritur në malin Nemrut.

Sapo arrijnë në majë, vizitorët shohin tumat dhe statujat gjigante prej 50 metra të larta dhe 150 metra në diametër, që i përkasin Mbretërisë së Komagenës.

Vizitorët nga e gjithë bota jo vetëm që kanë mundësinë të shohin rrënojat historike në malit Nemrut, por gjithashtu shijojnë pamjen unike gjatë lindjes dhe perëndimit të diellit.

Numri i vizitorëve pritet të rritet shumëfish deri në fund të vitit.

Drejtori i Muzeut të Adıyamanit, Mehmet Alkan për Anadolu Agency (AA) tha se ata përjetuan një dendësi të madhe vizitorësh pas normalizimit.

Duke theksuar se procesi i normalizimit filloi më 1 qershor, Alkan tha se “Turistët tanë vendas dhe të huaj vijnë këtu dhe shikojnë lindjen dhe perëndimin e diellit më të bukur. Është bukur të shohësh se 30 mijë vizitorë kanë ardhur në muajin e fundit. Kjo tregon se vërtet është e mbushur me vizitorë”.

Ai tha se synimi i tyre është i lartë këtë vit me numrin e vizitorëve. “Kjo dendësi na tregon se do të rritet shumë herë deri në fund të vitit. Me pushimet e shkollave, mali Nemrut do të arrijë numrin e vizitorëve që e meriton”, thekson Alkan.

Duke parë perëndimin e diellit në Nemrut, Muhammed Ağar tha se ai erdhi në vend nga qyteti Şanlıurfa me familjen e tij.

Ai shtoi se ishte emocionuar nga lindja dhe perëndimi i diellit sa herë që vinte.

“Unë kisha ardhur më parë, por tani kur erdha pashë që fytyra e këtij vendi ka ndryshuar. Pashë rrugën dhe peizazhin këtu. Erdha për të parë perëndimin e diellit, ishte e mahnitshme. Kjo duhet të jetë ajo që ata e quajnë ‘e pashpjegueshme’. Jam shumë i impresionuar. I ftoj të gjithë të shohin këtë vend. Unë isha shumë i ngazëllyer, skulpturat këtu u bënë pa asnjë mjet, ata u bënë nga fuqia njerëzore, është e pamundur të mos të bëjë përshtypje”, tha Ağar.

Nada Hegab, e cila erdhi nga Franca tha se ishte shumë e impresionuar nga perëndimi i diellit. “Unë erdha këtu pasi bëra kërkime në internet. Nemruti është shumë i bukur, duke parë perëndimin e diellit përjetova momente të gëzueshme. Jam e lumtur që vij këtu për herë të parë dhe i ftoj të gjithë të vijnë dhe ta shohin atë”.