` . Mali i Zi hap kufijtë për Maqedoninë e Veriut dhe shtetet e rajonit, me shumë gjasa me test PCR negativ - TV SHENJA

Mali i Zi hap kufijtë për Maqedoninë e Veriut dhe shtetet e rajonit, me shumë gjasa me test PCR negativ

Drejtori i Institutit për Shëndet në Mal të Zi Boban Mugosha ka njoftuar se vendi i tij nga dita e nesërme do të hap kufijtë për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Shqipërisë dhe Kosovës.

“Për hyrje në Mal të Zi me siguri se do të duhet PCR test negativ ose test serologjik ELESA”, theksoi Mugosha gjatë paraqitjes së tij në televizionin “Vijesti”.

Sipas Mugoshas, vendimi për hapjen e kufijve është marrë pas kërkesave të përfaqësuesve të turizmit. Trupi koordinues kombëtar gjatë ditës së sotme pritet të përcaktojë  detaje rreth mënyrës për hyrje në Mal të Zi.