` . Mali, dhjetëra të vdekur në një sulm ndaj disa fshatrave - TV SHENJA

Mali, dhjetëra të vdekur në një sulm ndaj disa fshatrave

Të paktën 32 persona e kanë humbur si pasojë e sulmeve të armatosura nga persona ende të paidentifikuara në 4 fshatra të fisit Dogon në rajonin Mopti të shtetit afrikan Mali, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në mediat vendase, persona të paidentifikuar me armë të rënda kanë sulmuar 4 fshatra në qytezën Bankass më 1 korrik.

Sulmuesit që kanë ardhur nga kufiri me Burkina Faso-n kanë masakruar të paktën 32 civilë në fshatrat Gouari, Djimdo, Panga Dougpou dhe Dialakanda.

Sipas burimeve lokale dhe ushtarake sulmuesit kanë shkaktuar dëme serioze financiare në fshatrat në fjalë.

Ndërkohë ushtarët nga kampi i ushtrisë së Malit, rreth 20 kilometra larg nga fshatrat, mbërritën në fshatrat vetëm pasi sulmuesit u larguan.

Pjesët veriore dhe qendrore të vendit janë skenë e përleshjeve separatiste dhe sulmeve terroriste nga viti 2012.

Vitin e kaluar në përleshjet mes fiseve Fulani dhe Dogon humbën jetën mbi 300 persona.

Afër 4.000 ushtarë francezë në operacionin Barkhane si dhe 15.000 paqeruajtës të OKB-së në Misionin e Stabilizimit të Integruar të OKB-së për Malin (MINUSMA) nuk kanë arritur të neutralizojnë kërcënimet kryesore të sigurisë në këtë vend.