Malajzi, për herë të parë që nga dhjetori 2020, nuk regjistrohet asnjë viktimë nga COVID-19

Malajzi, për herë të parë që nga dhjetori 2020, nuk regjistrohet asnjë viktimë nga COVID-19

Në Malajzi në 24 orët e fundit për herë të parë që nga dhjetori 2020 nuk u regjistrua asnjë viktimë për shkak të COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Shëndetësisë, Khairy Jamaluddin, në një deklaratë në Twitter tha: “Sot Malajzia regjistron zero vdekje nga COVID-19 për herë të parë që nga 18 dhjetori 2020”.

Khairy lidhi suksesin me strategjinë e qeverisë të drejtuar nga të dhënat.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit në vend janë zbuluar 1.690 raste të reja.

Sipas të dhënave të publikuara nga ministria, numri total i rasteve aktive në vend ka rënë në 25.944, dhe 96 për qind e të infektuarve e kanë sëmundjen me simptoma të lehta.

Që nga fillimi i pandemisë në vitin 2020 në Malajzi, janë regjistruar gjithsej 35.732 viktima nga COVID-19.