Makron: Mund të them se është gjetur kompromis mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

Makron: Mund të them se është gjetur kompromis mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

Presidenti francez Emanuel Makron ka deklaruar se është gjetur kompromis mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për heqjen e vetos bullgare.

“Kemi vazhduar të bisedojmë me Bullgarinë dhe me Maqedonisë e Veriut dhe kemi arritur avancim sa I përket klimës evropiane. Kryesia franceze ka bërë avancim të madh, të martën dhe të mërkurën mbrëmje kishte edhe një çështje mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe kështu me forcat tona të fundit kemi vazhduar të bisedojmë me të dyja palët. Dhe siç ka njoftuar Këshilli Evropian më 23 dhe 24 qershor, vazhduam të punojmë në hapjen e kapitullit të parë në bazë të diskutimeve të tanishme. Mund të them se është gjetur kompromis, kompromis i cili e ruan ndjeshmërinë e të dy palëve dhe besojë se është i pranueshëm për të gjithë. Në ditët në vazhdim edhe të dyja palët do të konfirmojnë këtë”, ka thënë Makron, raporton SHENJA.

Ai tha se kryeministri bullgar dhe presidenti e kanë pranuar këtë ndërsa bisedime do të ketë në ditët në vazhdim në Shkup.

“Kjo është e rëndësishme për sigurinë, stabilitetin dhe se e kaluara mund të tejkalohet”, ka shtuar ai.