Makina përplas për vdekje këmbësorin në Gjorçe Petrov

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Gjorçe Petrov

Një person ka humbur jetën pasi është goditur nga një makinë në afërsi të godinës së komunës Gjorçe Petrov.
“Është denoncuar se tek komuna e Gjorçe Petrovit, një makinë e tipit ‘Audi’, ka goditur një këmbësor. Këmbësori ka humbur jetën”, kanë njoftuar nga policia.
Ekipi i policisë menjëherë ka dalë në vendngjarje dhe pas përfundimit të hetimit do të del me komunikatë zyrtare lidhur me rastin tragjik.