Makina përplas një fëmijë gjashtë vjeçar dhe një vjeçar në Shkup

Gjatë mbrëmjes së djeshme një makinë ka goditur tre këmbësorë në rrugën “Makedonska Kosovska Brigada”.
Bëhet fjalë për 36 vjeçarin S.S i cili me makinën “Lançia” me targa të Shkupit, ka goditur këmbësorët V.S (27) si dhe një fëmijë një vjeçar dhe një gjashtë vjeçar nga Kosova.
Të lënduarve u është ofruar ndihma mjekësore në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”.
Është kryer hetim në vendngjarje dhe po punohet në zbardhjen e rastit.