Makedonija Gjorçe Petrovi humb nga Sileksi

Makedonija Gjorçe Petrovi humb nga Sileksi

Makedonija Gjorçe Petrovi ka humbur me rezultat minimal 0:1 nga Sileksi në ndeshjen hapëse të xhiros së shtatë në elitën e futbollit vendor. Në takimin e vetëm të luajtur sot, fituesi u vendos vetëm përmes një goli. Masevski ishte autori i golit për Sileksin, që në fund rezultoi për tre pikë të vlefshme prë ekipin nga Kratova.

Ndërkohë katër ndeshje tjera do të luhen ditën e nesërme. Kampionët në fuqi, Shkupi nën drejtimin e Goce Sedlloskit dhe Arben Nuhiut në Çair do të presin Rabotniçkin. Struga në shtëpi do të luajë kundër Skopjes, përderisa në dy takimet tjera do të përballen Tikveshi – Akademia Pandevi dhe Pobeda – Bregallnica. Të gjitha këto ndeshje luhen në termin të njejtë, nga ora 16:00.

Aziz Sahiti /SHENJA/