Mak. GJP në gjysmëfinale, Bajrami: Ishim më të mirë dhe ia arritëm qëllimit

Mak. GJP në gjysmëfinale, Bajrami: Ishim më të mirë dhe ia arritëm qëllimit

Makedonija Gjorçe Petrovi është njëra nga katër skuadrat që do të luajë në fazën gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut. Skuadra e drejtuar nga shqiptari, Muharem Bajrami në ndeshjen çerekfinale mundi Akademia Pandevin me një gol të vetëm, duke u kualifikuar kështu në gjysmëfinale për herë të dytë radhazi.

“Dua të përgëzoj djemt të cilët janë më meritorët për kualifikimin në gjysmëfinale. Vërtet një ndeshje e rëndë dhe me pesh, në të cilën ishim më të mirë dhe arritëm qëllimin. I gëzhem formës së mirë të ekipit, ku po përformojmë mirë në 5 ndeshjet e fundit dhe duhet të vazhdojmë me këtë ritëm me shumë punë dhe disciplinë sepse na presin sfidat e radhës”, tha Muharem Bajrami.

Kujtojmë se Makedonija Gjorçe Petrovi është mbrojtëse e trofeut të Kupës, pasi arritën të triumfojnë në këtë kompeticionin vitin e kaluar.