Maduro: Qeveria e Trumpit “një bandë ekstremistësh”

Maduro: Qeveria e Trumpit “një bandë ekstremistësh”

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, e ka quajtur qeverinë e presidentit të SHBA-së, Donald Trump “një bandë ekstremistësh”.

Ai e ka fajësuar SHBA-në për krizën që ka përfshirë vendin e tij, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Në një intervistë për BBC, Maduro ka thënë se nuk do të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Venezuelës pasi që sipas tij SHBA me këtë dëshiron që ta justifikojë intervenimin.

“Ata janë duke nxitur situatën që të ndërhyjnë”.

Amerika është ndër vendet e para bashkë me disa të tjera perëndimore që kanë njohur liderin opozitar Juan Guadio si president të përkohshëm.

Ai ka thënë se ka shpresuar se “ky grup ekstremistësh në Shtëpinë e Bardhë do të mposhtej nga një opinion i fuqishëm publik botëror.