Madagaskar, 9 të vdekur nga përplasja mes një anije dhe një varke

Madagaskar, 9 të vdekur nga përplasja mes një anije dhe një varke

Të paktën 9 persona e kanë humbur jetën pasi një anijeje mallrash dhe një varke u përplasën në verilindje të Madagaskarit.

Mediat lokale raportuan se anija e mallrave në lumin Loza goditi një varkë me 35 persona.

Varka u zhyt ndërsa 9 persona humbën jetën. Fati i pasagjerëve të tjerë nuk dihet.

Mendohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të dritës së pamjaftueshme në varkë dhe se për këtë arsye anija nuk e ka vënë re.