Macron thirrje për konsumimin e produkteve franceze

Macron thirrje për konsumimin e produkteve franceze

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka bërë thirrje për konsumimin dhe blerjen e produkteve franceze, duke vënë theksin mbi mbrojtjen e “sovranitetit të bujqësisë dhe ushqimit” në aspektin e luftës Ukrainë-Rusi dhe të krizës së energjisë dhe klimës, transmeton AA.

Sipas lajmit të BFMTV, Macron ka mbajtur një fjalim në festivalin bujqësor në ambient të hapur në qytetin Outarville.

“Mbrojtja e ‘sovranitetit të bujqësisë dhe ushqimit’ në aspektin e luftës Ukrainë-Rusi dhe të krizës së energjisë dhe klimës është lufta më e madhe”, ka thënë Macron i cili u ka bërë thirrje qytetarëve francezë që të konsumojnë dhe të blejnë produktet me origjinë franceze.

“Po kalojmë në një kohë të vështirë, serioze dhe specifike në vetvete që kërkon mobilizimin e të gjithëve”, deklaroi Macron, i cili më tej vuri theksin për nevojën e sovranitetit të bujqësisë dhe ushqimit.

Krahas nevojës për të shpëtuar nga varësia e produkteve bujqësore si plehu i ardhur nga Rusia dhe Bjellorusia, Macron theksoi nevojën për t’u përballur me çmimet e energjisë në rritje të cilat “në luftë janë armë” për Moskën.