` . M.United mposhtet nga Leicester, Man.City zyrtarisht kampion i Anglisë, fiton titullin e 7-të në histori! - TV SHENJA

M.United mposhtet nga Leicester, Man.City zyrtarisht kampion i Anglisë, fiton titullin e 7-të në histori!

Manchester City është zyrtarisht kampion i Anglisë për të 7-ën herë në histori. Pep Guardiola arriti të fitonte titullin e tij të 3-të në karrierë me Citiziens në Premier League dhe e festoi nga shtëpia pasi dhurata City-t i erdhi nga skuadra tjetër e qytetit Manchester United që u mposht nga Leicester City në sfidën që hapi javën e 36-të të kampionatit me shifrat 1-2 në Old Trafford. Kur mbeten edhe 3 ndeshje për të luajtur deri në fund për të dyja skuadrat e Manchester-it, City kryeson me 10 pikë avantazh dhe është zyrtarisht kampion i Anglisë duke rikthyer trofeun në Etihad pas vetëm një viti mungesë. Në Old Trafford Solskjaer kishte bërë shumë ndryshime duke ruajtur një pjesë të mirë të lojtarëve për sfidën e së entjes ndaj Liverpoolit dhe kjo gjë ia bëri më të thjeshta gjërat Leicester-it që arriti të zhbllokonte shifrat që në minutën e 10-të me Thomas. Por festa e dhelprave zgjati pak sepse në të 15-ën Greenwood vendosi baraspeshën. Golin e fitores dhe të 3 pikëve skuadra e Brendan Rodgers e realizoi me Soyuncu në minutën e 66-të, me qëndërmbrojtës turk që realizoi me një goditje me kokë duke i çuar shifrat në 1-2, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund me Leicester që falë këtij suksesi u ngjit përkohësisht në vendin e 3-të me 66 pikë duke blinduar pozitat në zonën Champions.