LUPÇO MARKOVSKI LARGOHET NGA RABOTNIÇKI

LUPÇO MARKOVSKI LARGOHET NGA RABOTNIÇKI

Lupço Markovski nuk është më trajner i Rabotniçkit. Pas disfatës të thellë 5:0 nga Shkupi, Markovski është larguar nga posti i shefit të stafit teknik, duke u dorëhequr për arsye morale. Në ndeshjen e radhës të kupës të mërkurën kundër Konjarit, skuadra e Rabotniçkit do të drejtohet nga asistenti, Stojan Ignatov. Tekniku Markovski te Rabotniçki erdhi në qershor, ndërsa ndër vite ka udhëhequr skuadrën e Skopjes. Pas gjashtë xhirove të luajtura, Rabotniçki ka vetëm një fitore dhe renditet në pozitën e 10-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.