Lukashenko: Bjellorusia nuk planifikon mobilizimin e saj

Lukashenko: Bjellorusia nuk planifikon mobilizimin e saj

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë se nuk po planifikon të mobilizojë rezervistët e tij.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ai foli pasi presidenti rus Vladimir Putin tha se 300 mijë rezervistë rusë do të dërgoheshin në Ukrainë.

“Mobilizimi është në Rusi… Nuk do të ketë mobilizim (këtu)”, mediumi shtetëror citoi deklaratën e Lukashenkos.

Rusia është mbështetësi kryesor i Bjellorusisë dhe fqinjët janë pjesë e një “shteti bashkimi” pa kufij.

Bjellorusia kufizohet me Ukrainën veriore dhe ka shërbyer si një stacion për trupat, raketat dhe aeroplanët rusë.