` . Luis Hamilton niset i pari në Spanjë - TV SHENJA

Luis Hamilton niset i pari në Spanjë

Luis Hamilton me Mercedesin e tij do të niset i pari në garën për Çmimin e Madh të Spanjës, pasi kampioni në fuqi i botës regjistroi kohën më të shpejtë prej 1 minutë 15 sekonda e 584 të mijtat. Vendi i dytë i takoi pilotit tjetër të Mercedesit Valteri Bottasit, ndërsa i treti u rendit Maks Verstapen me Red Bull. Serhio Perez me Rejsing Point u klasifikua i katërti, ndërsa shoku i tij i skuadrës Lans Stroll u rendit i 5-ti. Ferrari nuk po kalon momente të mira pasi Sharles Leklerk u klasifikua i 9-ti, ndërsa Sebastian Fettel u rendit i 11-ti. Gara për Çmimin e Madh të Spanjës do të zhvillohet të dielën me fillim në orën 15:00. /SHENJA/