LSM, në kumtesë, thekson se këto dispozita jo vetëm që janë në kundërshtim me Ligjin për Marrëdhënie Pune por janë në kundërshtim edhe të të gjithë Konventave të ratifikuara ndërkombëtarisht në lidhje me punën dhe sigurinë dhe shëndetin gjatë punës si:
-neni 8,9,32,34,35 paragrafi 1 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë;
-neni 4, 116 117 nga Ligji për Marrëdhënie të Punës;
-neni 36 paragrafi 2 i Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive për sektorin privat nga sfera e biznesit Gazeta Zyrtare nr.115 nga 01.08.2014.
-neni 2 i Ligjit për ratifikimin e Konventës së Klauzolave të Punës i publikuar në Gazetën Zyrtare nr.77 nga 08.07.2010.
Nga LSM, gjithashtu, reagojnë se kjo do të përfaqëson precedent duke pasur parasysh se orari 8-orësh i punës me grevën e vitit 1886 në Çikago ku deri më sot e gjithë bota kushton 8 orë për punë, 8 orë për pushim dhe 8 orë për edukim dhe rekreacion.
Është e papranueshme, theksojnë nga LSM, të lejohet që orari i punës si një e drejtë themelore e marrëdhënies së punës të rregullohet në mënyrë të ndryshme me ligje të ndryshme me çka dëmtohet parimi i pabarazisë së qytetarëve i konfirmuar me Kushtetutën.
Për këtë qëllim, LSM bën thirrje dhe thotë se gjykatësit kushtetues ta hedhin poshtë nenin e famshëm 12 të këtij Ligji i cili do t’i bëjë dëm të gjithë qytetarëve nëse miratohet si Kushtetues.
Nga LSM, gjithashtu përkujtojnë se shkresat janë dorëzuar edhe te kryetari i Kuvendit, koordinatorët e grupeve parlamentare, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Qeveria, Zyra e Organizatës Ndërkombëtare të Punës që të mos votohet një Ligj i tillë në Kuvend, por kjo, siç thonë, nuk ishte bërë dhe sot përballemi me gabim të cilin duhet ta përmirësojë Gjykata Kushtetuese.