LSDM: VMRO-ja, e izoluar dhe pa mbështetjen e qytetarëve

LSDM-ja ka lëshuar sot një deklaratë ku theksohet se pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese është hapur një e ardhme e ndritshme për Maqedoninë në rrugën e integrimeve në BE dhe në NATO.

“E gjithë bota demokratike, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, NATO, Gjermania, Britania, Komisioni Evropian, Austria dhe të tjerë, e përshëndetën miratimin e ndryshimeve të Kushtetutës. Na  përgëzuan për përgjegjësinë historike të deputetëve dhe të qytetarëve dhe theksuan mbështetjen e tyre të vazhdueshme në procesin e integrimit në dy aleancat më të fuqishme në botë”, theksohet në komunikatë.
Partia në pushtet thekson se VMRO-ja, e mbetur e izoluar dhe pa mbështetjen e qytetarëve, bën thirrje për izolimin dhe shkatërrimin e vendit. /SHENJA/