LSDM: Struktura antievropiane duan të destabilizojnë vendin

LSDM: Struktura antievropiane duan të destabilizojnë vendin

Koalicioni antievropian i VMRO DPMNE-së dhe Levicës gënjen dhe përhap gënjeshtra për gjoja bullgarizim dhe asimilim, sepse nuk kanë argumente reale kundër anëtarësimit në BE, thonë nga LSDM.

“Nuk mund të ketë asimilim dhe bullgarizim me gjuhën maqedonase në BE. Në BE, si maqedonas me gjuhë të pastër maqedonase, nuk është asimilim, kjo është e qartë për të gjithë. Pa argumentim, koalicioni antievropian funksionon mbi bazën e përhapjes histerike të gënjeshtrave, por edhe me tentativa për të shkaktuar tensione dhe për të radikalizuar atmosferën. Ditët e fundit janë shënuar protesta të dhunshme, tensione, por edhe tentativë për një skenar të përgjakshëm për të shkaktuar një konflikt etnik, i cili dështoi”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga aty shtojnë se e gjithë kjo flet për seriozitetin e strukturave të caktuara antievropiane që duan të destabilizojnë vendin, për të përsëritur 27 prillin apo 2001.