LSDM: Skandaloze, për VMRO-DPMNE-në, Von Der Lajen është naziste! (VIDEO)

LSDM: Skandaloze, për VMRO-DPMNE-në, Von Der Lajen është naziste! (VIDEO)

“Humbja, frika dhe primitivizmi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së në Kuvend po i kalon të gjitha kufijtë e mundshme. Sot, nga foltorja e Kuvendit, VMRO-DPMNE e quajti kryetaren e Komisionit Evropian Ursula Von Der Lajen naziste. Skandaloze, për VMRO-DPMNE-në, Von Der Lajen është naziste”, thuhet në njoftimin e LSDM-së, raporton SHENJA.
Ata thonë se kjo deklaratë është për tu dënuar, ndërsa sipas tyre, deputetët e VMRO-së, me urdhër të Hristijan Mickoskit po turpërojnë kuvendit dhe ofendojnë miqtë e Maqedonisë dhe Kuvendit.
“VMRO është kundër tërë BE-së”, thuhet mes tjerash në reagim.