LSDM pret konstruktivitet nga opozita, pa obstruksione, për miratim të Buxhetit

LSDM pret konstruktivitet nga opozita, pa obstruksione, për miratim të Buxhetit

LSDM pret konsturktivitet nga ana e opozitës, përmes debatit të argumentuar, pa bllokada dhe obstruksione të miratohet Buxheti, tha në konferencën e sotme për shtyp deputetja nga kjo parti, Maria Georgievska, pas fillimit të debatit për Propozim buxhetin për vitin 2022 nga Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet.

Me financim përgjegjës, theksoi Georgievska, presim që viti 2022 të jetë vit i rikuperimit ekonomik dhe përshpejtim i rritjes përmes investimeve. “I fokusuar në interesin e popullit, Buxheti për vitin 2022 ka katër qëllime themelore: ruajtjen e shëndetit dhe jetët e qytetarëve, rikuperimin ekonomik dhe rritjen e përshpejtuar, qëndrueshmërinë fiskale dhe financimi i papengueshëm i funksioneve themelore të shtetit dhe mbështetja për reformat në jurisprudencë dhe integrimet euroatlantike”, tha Georgievska.
Ajo theksoi se krahas Buxhetit, deputetëve u paraprin shumë punë në pjesën e miratimit të ligjeve të cilat janë në interes të qytetarëve dhe shtetit, e të cilat, tha, janë të bllokuara nga ana e opozitës. Disa nga ligjet të cilat, siç tha, blloku demokratik, përmes shumicës së shtuar, stabile parlamentare të kryesuar nga LSDM duhet t’i miratojë: rrogën minimale prej 18.000 denarëve, të dielën ditë jopune, shlyerjen e normave të interesit për borxhet, Ligjin për shërbim në Armatë, si dhe ndryshimet ligjore të cilat sigurojnë punësim të përhershëm të 4.700 mësimdhënësve në shkollat fillore dhe të mesme.

“Është koha për përgjegjësi dhe punë në interes të qytetarëve, miratimi i këtyre ligjeve, por edhe ndryshimeve dhe plotësimeve të tjera të ligjeve do të thonë përmirësim i cilësisë së jetës së qytetarëve dhe proces i përshpejtuar reformues në shtet. Posaçërisht duke i pasur parasysh sfidat para nesh si kriza energjetike, pandemia, vazhdimi i rrugës euro-atlantike të shtetit. Kjo është përgjegjësi e secilit deputet i cili ka marrë besimin e qytetarëve”, theksoi Georgievska.